• петок, 21 февруари 2025

VLEN: Partia e non-gratave, BDI, kapet mat duke gënjyer për Kosovën!

VLEN: Partia e non-gratave, BDI, kapet mat duke gënjyer për Kosovën!

Shkup, 19 shkurt

BDI edhe një herë provoi të mashtronte shqiptarët, por propaganda e tyre u shemb nga faktet! Akuzat e tyre të pabaza për urimin e pavarësisë së Kosovës u demaskuan nga vetë Presidenca, e cila konfirmoi se urimi është dërguar më 16 shkurt.

Po ashtu, kanë uruar edhe zëvendëskryeministrat nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, duke treguar edhe një herë përkushtimin institucional ndaj Kosovës.

Ky veprim i BDI-së nuk është as i pari dhe as i fundit në strategjinë e tyre të njohur për të përdorur dezinformata si mjet politik. Partia që për dy dekada ka uzurpuar pushtetin në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, tani kërkon të krijojë konflikte të kota dhe të shpërqendrojë opinionin nga dështimet e saj spektakolare në të gjitha fushat.

BDI ka dëshmuar se nuk ka kulturë politike dhe nuk mund të ofrojë një vizion për të ardhmen e vendit. Çdo ditë e më shumë, gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre po demaskohen para qytetarëve, duke treguar fytyrën e vërtetë të kësaj partie të konsumuar.

VLEN i bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës së një partie që ka humbur çdo kredibilitet. Është koha për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme, larg mashtrimeve dhe skenarëve të fabrikuar për interesa të ngushta politike.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për një politikë të pastër, transparente dhe të fokusuar në të mirën e qytetarëve.

VLEN

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Остани поврзан