VLEN: Mbrëmë në Manastir, historia u bë kulturë, gjuha u bë bashkim!
- VLEN shpreh krenarinë dhe mirënjohjen e thellë për organizimin e manifestimit qendror të mbajtur dje në Manastir, me rastin e 117-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në vendin ku në vitin 1908 u vendos një prej themeleve më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, u rikujtua edhe një herë se gjuha shqipe është më shumë se mjet komunikimi, ajo është orientimi ynë historik dhe europian, ura që na bashkon në vetëdijen kombëtare.
Shkup, 23 nëntor 2025
VLEN shpreh krenarinë dhe mirënjohjen e thellë për organizimin e manifestimit qendror të mbajtur dje në Manastir, me rastin e 117-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në vendin ku në vitin 1908 u vendos një prej themeleve më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, u rikujtua edhe një herë se gjuha shqipe është më shumë se mjet komunikimi, ajo është orientimi ynë historik dhe europian, ura që na bashkon në vetëdijen kombëtare.
Prania e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesve institucionalë nga mbarë hapësira shqiptare, e bëri këtë ditë edhe më domethënëse, duke dëshmuar se gjuha shqipe mbetet elementi ynë më i fortë i unitetit dhe identitetit.
Në Pallatin e Kulturës në Manastir, atmosfera e ndezur nga muzika, interpretimet artistike dhe emocionet e publikut u shndërruan në një homazh të gjallë për delegatët e vitit 1908, të cilët me vizionin e tyre i dhanë formë kombit tonë modern. Ky koncert e mbylli siç duhet një ditë të shënuar, duke na rikthyer te rrënjët dhe te amaneti i rilindësve.
VLEN beson se detyra jonë sot është të vazhdojmë forcimin e kësaj trashëgimie përmes arsimit cilësor, kulturës dhe institucioneve të përgjegjshme. Vetëm kështu mund ta nderojmë vizionin e Kongresit të Manastirit dhe ta çojmë përpara amanetin e tyre për një gjuhë që bashkon shqiptarët kudo që ndodhen.
Koaliconi VLEN
_________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.