VLEN: BDI është e fundit që duhet të flasë për BE-në
- Dy javë pas debaklit në zgjedhjet lokale dhe dy javë pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, BDI dhe Arbër Ademi u “zgjuan nga gjumi” për të treguar shqetësimin e tyre të improvizuar për rrugën evropiane. Ironia është e thellë, me gjysmën e kryesisë në listat e zeza për korrupsion të lartë, ata dalin e mbajnë konferenca për progresin evropian, progres që vetë e kanë bllokuar për shumë vite.
Shkup, 15 nëntor 2025
Dy javë pas debaklit në zgjedhjet lokale dhe dy javë pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, BDI dhe Arbër Ademi u “zgjuan nga gjumi” për të treguar shqetësimin e tyre të improvizuar për rrugën evropiane. Ironia është e thellë, me gjysmën e kryesisë në listat e zeza për korrupsion të lartë, ata dalin e mbajnë konferenca për progresin evropian, progres që vetë e kanë bllokuar për shumë vite.
Edhe më absurde është se në zgjedhjet lokale, BDI u bashkua hapur me partinë më anti-NATO dhe anti-BE në vend, me Levicën e Apasievit, në Gostivar, Tetovë dhe Strugë. Kur iu duhej pushteti, harruan Evropën. Sot, kur i humbën komunat dhe ndikimin, papritur u kujtuan për BE-në! E vërteta është se ata e shkelën rrugën evropiane kur ndryshuan Kodin penal kundër paralajmërimeve të miqve tanë strategjikë, duke hapur rrugën për kthimin e Nikolla Gruevskit dhe lirimin e Sasho Mijallkovit.
Të gjitha gjetjet në raport nuk kanë ndodhur në 12 muajt e fundit. Këto janë pasoja të akumuluara të keqqeverisjes shumëvjeçare, të cilat sot i shohim të shkruara bardhë e zi nga Komisioni Evropian.
Koalicioni VLEN e mirëpret Raportin e Komisionit Evropian si një dokument realist, objektiv dhe të dobishëm për shtetin. Raporti paraqet qartë se disa procese janë lëvizur përpara. Për VLEN-in, rruga drejt Bashkimit Evropian është esenciale, qenësore dhe e panegociueshme.
VLEN