Vizita e parë zyrtare e kryetares së Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar Zupançiq në vend
- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë për vizitë të saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq të mërkurën dhe të enjten do të qëndrojë për vizitë të saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Kryetarja e Parlamentit të Sllovenisë të mërkurën pasdite do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, me pritje ceremoniale me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Më pas ata të dy do të zhvillojnë takim tet-a-tet, pas çka do të vijojë takimi i dy delegacioneve.
Pastaj kryetarët e dy parlamenteve do të japin deklarata për mediat.
Të enjten, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar Zupançiq, në Kuvend do të ketë takim me kryetarin e Komisionit për çështje evropiane të Parlamentit të RMV-së, Antonio Milloshoski dhe me anëtarët e grupit.
Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, megjithatë, do të ketë takim me sekretaren e përgjithshme të Kuvendit të Sllovenisë, Urshula Zore Tavçar.
Gjatë vizitës zyrtare, Klakoçar Zupançiq do të pritet nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova dhe nga kryeministri, Hristijan Mickoski. rq/bsh/
Foto: Svoboda