• сабота, 22 февруари 2025

Vinisiusi: Reali është shtëpia ime

Vinisiusi: Reali është shtëpia ime

 Madrid, 12 shkurt 2025 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Vinisius Zhunior ka komentuar informcionet për interesim për të nga Arabia Saudite.

 "E ardhmja ime? As une nuk di gjë. Ende nuk kam folur me askënd. Mendoj se duhet të flas me kryetarin. Shpresoj se mund të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Real është shtëpia ime", tha Vinisiusi për "Football Espana".

 Real Madridi ka mposhtur mbrëmë Mançester Sitin (3:2) në ndeshjen e parë të raundit plejof të Ligës së Kampionëve.

 Revanshi do të luhet në Madrid më 19 shkurt. Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në fazën e 16-të kundër Atletikos ose Bajer Leverkuzenit.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан