• сабота, 05 октомври 2024

Vijon periudhë e motit shumë të nxehtë, temperatura deri 40 gradë

Vijon periudhë e motit shumë të nxehtë, temperatura deri 40 gradë

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Deri nga fundi i ditës moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe erë të dobët nga drejtim i ndryshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 31 deri 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell, i nxehtë dhe i qetë. Temperatura do të arrijë deri 37 gradë Celsius.

"Vijon periudhë e motit shumë të nxehtë me temperaturë ditore mbi 30, ndërsa në disa vende do të arrijë 40 gradë Celsius. Në orët e pasdites, kryesisht në rajonet malore, do të ketë dukuri të izoluar të jostabilitetit me të reshura të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla, informojnë nga DPHM. bsh/

Foto: MIA arkiv

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан