• петок, 05 декември 2025

Vijon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Vijon pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin tetor të vitit 2025.

Siç njofton MPSDR, përfituesit e të drejtave monetare që posedrojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular,  prej sot, 6 nëntor 2025.

Me qëllim shmangien e turmës përpara dhe përbrenda bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje të orarit të përcaktuar në rend alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:

- 06.11.2025 - A, B, V, G, D, Gj, E, Zh,  Z,  X,  I,  J,  K,  L,  Ll

- 07.11.2025 - M, N, Nj, O, P,  R  S,  T, Q, U, F,  H, C,  Ç,  Xh,  Sh. bsh/

Остани поврзан