• сабота, 22 февруари 2025

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve  

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve  

Shkup, 5 shkurt 2025

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2025.

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 05 shkurt 2025.

 Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:

05.02.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL

06.02.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë

_____________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Тагови

Остани поврзан