• петок, 21 јуни 2024

Vijon një periudhë me mot shumë të nxehtë

Vijon një periudhë me mot shumë të nxehtë

Shkup, 8 qershor 2024 (MIA) - Për shkak të pranisë disaditore të masës ajrore më stabile në periudhën e ardhshme do të mbajë mot mbi mesataren i ngrohtë dhe kryesisht me diell, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në ditët në vijim do të ketë periudha me vranësira të ulëta mesatare lokale, ndërsa orët e pasdites dhe sidomos ditën e hënë do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nga fillimi i javës së ardhshme, temperaturat ditore kudo do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në mesin e javës në pjesët juglindore do të arrijnë deri në 40 gradë.

Në Shkup dhe rajon, moti do të jetë shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtër ka sidomos ditën e hënë, ndërsa më së nxehti pritet në mesin e javës së ardhshme. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан