• недела, 11 јануари 2026

(Video) Nikolloski inspekton qafat malore Strazhë dhe Presekë, rrugët janë të kalueshme, bora pastrohet rregullisht

(Video) Nikolloski inspekton qafat malore Strazhë dhe Presekë, rrugët janë të kalueshme, bora pastrohet rregullisht

Shkup, 10 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot inspektoi aktivitetet e punës së NP "Rrugët e Maqedonisë" me qëllim përballjen me reshjet e borës që priten këtë periudhë. Ai vizitoi pikat e kontrollit të NP "Rrugët e Maqedonisë" në qafat malore Strazhë dhe Presekë.

Nikollovski deklaroi se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme falë punës së palodhur të njerëzve nga NP "Rrugët e Maqedonisë", të cilët japin çmos nga vetja e tyre për t'u përballur me reshjet e dendura të borës që kapluan vendin.

"Sot jam në terren për të inspektuar aktivitetet e NP 'Rrugët e Maqedonisë', mund të them se situata është e mirë, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Dua t'i falënderoj këta njerëz të mrekullueshëm nga NP 'Rruga e Maqedonisë', të cilët po bëjnë çmos që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme dhe të pastra. Jemi këtu për të inspektuar qafën malore të Strazhës, më parë inspektova qafën e rrugës së Presekës dhe do të vazhdoj në disa vende të tjera", ka thënë Nikolloski.

Ai shprehu mirënjohje për punëtorët e NP “Rrugët e Maqedonisë” dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që duhet të udhëtojnë të vozisin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe pa përjashtim të posedojnë pajisje dimërore.

"Dua t’i falënderoj të gjithë punëtorët, të gjithë ata që ndihmojnë, lus të gjithë ata që udhëtojnë të respektojnë rregullat, të përdorin gomat e dimrit, aty ku është e nevojshme zinxhirë dhe të gjitha pajisjet shtesë ta adaptojnë shpejtësinë. Do të angazhohemi që rrugët të jenë të kalueshme kudo dhe të mos e ndiejmë as minimalisht këtë stuhi që po prek Maqedoninë", apeloi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Foto: Ministria e Transportit

 

Остани поврзан