• сабота, 22 февруари 2025

Video bisedë e Nikollovskit me Kulebën: Është nënshkruar Marrëveshja për liberalizim të transportit bilateral dhe tranzitimit të mallrave

Video bisedë e Nikollovskit me Kulebën: Është nënshkruar Marrëveshja për liberalizim të transportit bilateral dhe tranzitimit të mallrave

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot realizoi video konferencë me Oleksi Kuleba, zëvendëskryetar i Kabinetit të ministrave të Ukrainës, kumtoi Ministria e Transportit.

Dy nënkryetarët, në emër të qeverive të dy vendeve e nënshkruan Protokollin për ndryshim të Marrëveshjes mes Maqedonisë së Ukrainës për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

"Me ndryshimet e Marrëveshjes parashihet, dy vendet të vendosin liberalizim për transportin bilateral dhe tranzitor në qarkullimin ndërkonbltar rrugor të mallrave, përkatësisht i njejti të zhvillohet pa leje", ceket në kumtesë.

Plotësisht, siç thonë nga Ministria e Transportit, transportuesit e të dy vendeve të mund të kryejnë transport drejt/nga vende të treta në bazë të lejeve që i këmbejnë Maqedonia dhe Ukraina në reciprocitet në baza vjetore.

"Lidhur me transportin bilateral dhe tranzitor me euro standardin 2, mbetet të kryhet në pajtim me lejet reciproke gjithashtu në baza vjetore", ceket në kumtesë.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për avancim dhe zhvillim edhe të transportit të udhëtarëve.

Këto ndryshime, siç theksoi zëvendëskryeministri Nikollovski, janë në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyeshme miqësore mes Maqedonisë dhe Ukrainës, para së gjithash për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, si dhe uljen e barrierave administrative në transportin e mallrave dhe udhëtarëve.

 
Gjithashtu, zëvendëskryeministri Nikollovski e ceki mbështetjen e fuqishme të Qeverisë dhe popullit të Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas, duke e potencuar gatishmërinë për ofrim të ndihmës së vazhdueshme.

Nikollovski në paraqitjen e tij konkludoi se Maqedonia, si vend anëtare e NATO-s lshtë partnere e barabartë në proceset euroatlantike, me çka japim kontribut të fuqishëm drejt sigurimit të paqes dhe sigurisë borërore. ab/

Foto:  Ministria e Transportit
 

Остани поврзан