• сабота, 06 декември 2025

Vetëm tre gra në garë për kryetare komune në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Vetëm tre gra në garë për kryetare komune në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Shkup, 1 nëntor 2025 (MIA) - Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet nesër, 2 nëntor, nga gjithsej 33 komuna ku do të votohet, vetëm tre gra janë kandidate për funksionin e kryetarit të komunës.

Sipas të dhënave të Komisionit shtetëror zgjehdor, kandidate janë Sonja Stamenkova në Komunën Makedonska kamenicë, mbështetur nga Koalicioni "Zgjedhje lokale 2025 - LSDM", kandiddatja e Koalicionit "Maqedonia jote - VMRO-DPMNE" Maria Naceva në Komunën Negotinë dhe Matalia Dimitrieva në Demir Kapi.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, u zgjodh vetëm një kryetare komune femër - Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE, e cila do të udhëheqë komunën e Kisella Vodës.

Nga gjithsej 44 kryetarë të zgjedhur në raundin e parë, kjo përfaqëson 2.2 përqind të përfaqësimit gjinor.

Në këto zgjedhje garuan gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra, që është 10.35 përqind e numrit të përgjithshëm.

Më së shumti kandidate - tre - ishin në Prilep, ndërsa nga dy garuan në Manastir, Veles, Karposh, Kisella Vodë, Negotinë dhe Qendër.

Në 16 komuna dhe Qytetin e Shkupit, kishte vetëm një kandidate femër.

Në një pjesë të madhe të komunave, gratë nuk ishin fare të pranishme në fletëvotime.

Në rrethin e dytë, 1 013 375 qytetarë do të kenë të drejtë vote, dhe votimi do të zhvillohet në 33 komuna ku asnjë kandidat nuk siguroi shumicën në rrethin e parë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан