• недела, 11 јануари 2026

Vens: Vdekja e gruas nga Mineapolisi është “një tragjedi që ajo vetë e ka shkaktuar”

Vens: Vdekja e gruas nga Mineapolisi është “një tragjedi që ajo vetë e ka shkaktuar”

Uashington, 9 janar 2026 (MIA) - Zëvendëspresidenti amerikan, Xh.D. Vens deklaroi sot se incidenti që ndodhi gjatë ndërhyrjes së nëpunësve të Shërbimit për migrim dhe doganë (ICE) ku një banore 37-vjeçare e Mineapolisit humbi jetën ishte rezultat i një "tragjedie që ajo vetë e ka shkaktuar".

Ai e ka quajtur “terrorizëm klasik dhunën që po nxitet nga e majta ekstreme”. 

Vens ka kritikuar mediumet për mënyrën se si e kanë mbuluar rastin e vrasjes së 37-vjeçares Rene Gud të mërkurën në Mineapolis nga një agjent i imigracionit i SHBA-së. 

God u qëllua në veturën e saj, ndërsa Vens tha se agjenti veproi në vetëmbrojtje. Ai tha se raporti i mediave për ngjarjen ishte “skandali më i madh që ka parë ndonjëherë në media”. 

Ai tha se kurrë s’ka parë një rast ku “është keqraportuar aq shumë”. 

Vens në konferencë për media të enjten tha se Gud ishte “viktimë e ideologjisë së majtë”. 

“Cila nënë e re shfaqet dhe vendos se do ta përplasë makinën e saj para oficerëve të ICE-së që zbatojnë ligjin? Duhet të jesh pak trushpërlarë për të arritur në atë pikë”. 

Vens ka thënë se agjenti i imigracionit i përfshirë ka “imunitet absolut” për ta bërë punën e tij. 

Ndërsa, kur është pyetur nëse ka përgjegjësi ai dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, për t’i ulur tensionet, Vens tha se përgjegjësia e tij është për t’i mbrojtur zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe për ta bërë vendin e sigurt. 

“Sigurisht asnjë nuk do  që një shtetas amerikan të vritet. Por, është tragjedi e të majtës ekstreme”, deklaroi Vens. 

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан