Venko gënjente për emigrantët, u dëshmua se gënjen dhe zhvillon politikë manipuluese, thotë Mickoski
- - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se në periudhën e kaluar vendi ka qenë i ekspozuar ndaj një fushate opozitare se po bëhet një marrëveshje për pranimin e emigrantëve nga Mbretëria e Bashkuar, gjë që dje u mohua nga diplomacia britanike. Me këtë, thekson ai, shembet i gjithë konstruksioni që LSDM-ja opozitare dhe lideri i saj Venko Filipçe përpiqen t'ia imponojnë publikut me muaj të tërë dhe se po udhëheqin një politikë manipuluese. Ky, thekson ai, është një model sjelljeje thellësisht shkatërruese dhe potencialisht i rrezikshëm nga Venko Filipçe.
Shkup, 8 mars 2026 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se në periudhën e kaluar vendi ka qenë i ekspozuar ndaj një fushate opozitare se po bëhet një marrëveshje për pranimin e emigrantëve nga Mbretëria e Bashkuar, gjë që dje u mohua nga diplomacia britanike. Me këtë, thekson ai, shembet i gjithë konstruksioni që LSDM-ja opozitare dhe lideri i saj Venko Filipçe përpiqen t'ia imponojnë publikut me muaj të tërë dhe se po udhëheqin një politikë manipuluese. Ky, thekson ai, është një model sjelljeje thellësisht shkatërruese dhe potencialisht i rrezikshëm nga Venko Filipçe.
“Në muajt e fundit, publiku në Maqedoni është ekspozuar ndaj një fushate të vazhdueshme dhe agresive se shteti gjoja po negocion fshehurazi pranimin e emigrantëve nga Mbretëria e Bashkuar. U përhap një tezë se pas partneritetit strategjik midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar fshihet një gjoja ‘marrëveshje sekrete’. Me këmbëngulje dhe pa asnjë fije ndërgjegjeje, u krijua përshtypja se Qeveria po fshihte diçka nga qytetarët. U përhap frika se Maqedonia do të bëhej një kamp emigrantësh. Kjo tezë u përsërit ditë pas dite. U përsërit në konferenca për media. U përsërit në deklarata. U përsërit sikur të ishte një fakt. U paralajmëruan protesta. Dje morëm një përgjigje të qartë dhe të padiskutueshme. Nga diplomacia britanike. Ambasadori britanik Methju Loson tha publikisht dhe pa mëdyshje: një marrëveshje e tillë nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë. Nuk ka marrëveshje. Nuk ka negociata. Nuk ka qendra për emigrantët. Faktet janë të qarta”, tha Mickoski në konferencën e sotme për media.
Me këtë, shtoi ai bie i gjithë konstruksioni të cilin me muaj opozita bënte përpjekje ta impononte në publik.
“Me muaj të tërë, një histori u përhap pa asnjë dokument. Pa asnjë dëshmi. Pa asnjë konfirmim zyrtar. Kishte vetëm spekulime. Kishte vetëm sensacionalizëm. Dhe kishte dëshirë politike për të krijuar panik tek qytetarët. Sot, kur e vërteta është e qartë dhe kur erdhi mohimi, bëhet e qartë se publiku u ekspozua ndaj një sërë konstruksionesh të egra politike”, theksoi Mickoski.
Problemi, thotë ai, është shumë më i madh nga kjo temë konkrete, sepse, siç theksoi ky nuk është rast i izoluar.
“Ky është një model sjelljeje thellësisht shkatërrues dhe potencialisht i rrezikshëm nga Venko Filipçe. Shohim të njëjtin model që përsëritet. Së pari, shpiket një histori sensacionale, pastaj krijohet një panik mediatik dhe kur faktet e ekspozojnë historinë, tema thjesht zhduket. Asnjë kërkim falje. Asnjë përgjegjësi. Vetëm një kalim në konstruksionin tjetër. E kemi parë në raste të tjera. E pamë kur u krijua paniku se institucionet gjoja heshtën për drogën e sekuestruar në Serbi. U fol për një mbulim dhe skandal edhe para se të vërtetoheshin faktet. Pastaj doli që institucionet kishin punuar në këtë rast që nga fillimi. E pamë edhe kur u paraqitën figura apokaliptike për zjarret dhe u pretendua se vendi ishte shkatërruar. U përhap përshtypja se Maqedonia ishte në gjendje katastrofike. Pastaj doli që shifrat ishin shumë të ndryshme. E pamë edhe kur u pretendua se nuk kishte mjete për pensionet dhe se Qeveria nuk kishte siguruar financa për pensionistët”, tha Mickoski.
LSDM, thotë ai, është këmbëngulëse në modelin e saj destruktiv ta kidnapojë Maqedoninë që të shpëtojë veten.
“LSDM sot është shndërruar në një kopje të zbehtë dhe një fabrikë për krijimin e panikut politik. Dhe e di që nuk do të kërkojnë falje, e di që do të vazhdojnë si më parë. Më e lehtë për mua është të shtyj qëndrimin napoleonik që thotë "mos e ndërprit kurrë kundërshtarin kur gabon", por na duhet një opozitë serioze dhe e fortë, jo kjo opozitë e privatizuar, biznesi me probleme me moralin dhe mbajtjen e fjalës”, tha Mickoski.
Për fat të keq, shton ato janë njerëzit e njëjtë të cilët me vite i gënjenin qytetarët me radhë gënjeshtrash, premtime të rreme.
Ai reagoi edhe për siç thotë, keqpërdorimin e rastit tragjik në Karposh për pikë politike.
“Në prag të 8 Marsit – Ditës së Gruas, kryetarja e Forumit të Grave të LSDM-së mban konferencë për media në të cilën tragjedia në Karposh, në të cilën një nënë dhe vajza e saj e mitur humbën jetën, u shfrytëzua si rast për sulme të përditshme politike. Askush në këtë vend nuk ka të drejtë ta shndërrojë dhimbjen dhe tragjedinë njerëzore të një familjeje në një skenë për pikë politike. Sidomos jo në ditët kur e gjithë shoqëria duhet të flasë për dinjitetin, sigurinë dhe respektin për gratë. Mënyra se si funksionarët e LSDM-së kanë vepruar publikisht kohët e fundit i ngjan gjithnjë e më shumë një rrethi të mbyllur sektar”, thotë ai.
Thekson se seriozisht janë të shqetësuar për situatën në LSDM dhe udhëheqësinë e saj.
“Në vend të debateve, shohim nervozizëm. Në vend të politikës, shohim panik. Në vend të përgjegjësisë, shohim përpjekje të dëshpëruara për t'i shndërruar tragjeditë në një platformë politike. Frika nga realiteti politik dhe përgjegjësia për kushtet që lanë pas po i shtyn qartë ata në një gjendje largimi”, thotë Mickoski. fc/
Foto: MIA