• сабота, 13 декември 2025

Vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki edhe sot mbyllen për disa orë

Vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki edhe sot mbyllen për disa orë

Athinë, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Si edhe gjatë ditëve të kaluara, ashtu edhe sot, bujqit grekë, të cilët traktorët e tyre i kanë parkuar në disa vendkalime kufitare, mes të cilave edhe Evzoni (Bogorodicë) dhe Niki (Mexhitli) drejt vendit tonë, do t'i mbyllin kufijtë për komunikacion për disa orë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pritet që bllokada në Evzoni edhe sot të jetë në periudhën prej orës 12 deri ora 16 dhe nga ora 18 deri ora 22 sipas kohës lokale, me çka tërësisht do të jetë në ndërprerje komunikacioni, me përjashtim të kamionëve me prodhime greke.

Në Niki, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, kufiri do të jetë katër orë i mbyllur nga ora 11 sipas kohës lokale.

Bllokada bujqësore janë vendosur edhe në vendkalimet kufitare me Bullgarinë dhe Turqinë, por bllokadat disaorëshe vlejnë vetëm për kamionët.

Në tërë Greqinë, nga pika më veriore deri në atë jugore, fermerët deri tani kanë ngritur mbi 60 bllokada, të cilat rriten gradualisht që nga 30 nëntori.

Bllokada kryesore është në Greqinë qendrore, tek Nikea, pranë Larisës në autostradën Selanik-Athinë, ku trafiku kryhet në rrugë dytësore, ndërsa Komiteti kompetent për bllokadat bujqësore në të gjithë vendin ka planifikuar takim të ri për të shtunën, në të cilin do të merret vendim për hapat e mëtejshëm.

Për nesër, bujqit nga Greqia veriore kanë planifikuar protestë dhe mbyllje simbolike të portit të Selanikut.

Protestat e bujqve filluan më 30 nëntor, për shkak të rritjes së harxhimeve të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të shitjes së produkteve të tyre, për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane, ndërsa kërkesa kryesore është pagesa e subvencioneve të mbetura.

Bllokada janë vendosur në disa autostrada dhe rrugë lokale në tërë Greqinë, me çka vështirësohet trafiku, i cili po zhvillohet në rrugë anësore. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан