• петок, 21 февруари 2025

Vendet baltike nesër do të përjashtohen nga sistemi elektroenergjetik i Rusisë dhe Bjellorusisë

Vendet baltike nesër do të përjashtohen nga sistemi elektroenergjetik i Rusisë dhe Bjellorusisë

Talin, 7 shkurt 2025 (MIA)  - Pothuaj tre dekada e gjysmë pas largimit nga Bashkimi Sovjetik, shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania më nuk do të jenë të lidhura me rrjetet elektrike të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke filluar nga kjo fundjavë, pasi ato tërësisht kthehen ndaj aleatëve të tyre nga Bashkimi Evropian.

Ndërprerja e lidhjeve elektroenergjetike me Rusinë, e pasur me naftë dhe gaz, ka rëndësi gjeopolitike dhe simbolike. Puna për këtë u përshpejtua pasi presidenti rus Vlladimir Putin urdhëroi sulm ndaj Ukrainës para tre viteve, me çka tensionoi marrëdhëniet e Moskës me BE-në.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauzeda paradokohe deklaroi se bëhet fjalë për "ndarje fizike nga elementi i fundit i mbetur i mbështetjes në sistemin energjetik rus dhe bjellorus".

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe personalitete tjera të larta priten në ceremoninë në qendër të Vilniusit të dielën, kur një orë e ndërtuar në mënyrë speciale nëntë metra e gjatë, do të numërojë sekondat e fundit të lidhjes së shteteve baltike me energjinë elektrike me Rusinë.

Në vitet e fundit, 16 përçues që lidhin shtetet baltike me Rusinë dhe Bjellorusinë janë çmontuar, pasi u krijua një rrjet i ri që lidh tre vendet me pjesën tjetër të BE-së, duke përfshirë kabllot nënujore në Detin Baltik. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан