Vendet anëtare të BE-së arrijnë marrëveshje për ligjin e mbrojtjes së fëmijëve nga keqpërodrimet seksulae onllajn
- Me dokumentin e platformës onllajn u vendos një detyrim të parandalohen përhapja e përmbajtjes së abuzimit seksual me fëmijët, për ta hequr atë, për të bllokuar qasjen në të dhe për ta hequr atë nga rezultatet e kërkimit.
Bruksel, 26 nëntot 2025 (MIA) - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive së vendeve anëtare (Koreper) sot u dakordua qëndrimi i Këshillit të BE-së në lidhje me tekstin e Propozim-rregullores për parandalimin dhe luftën kundër keqpërdorimeve seksuale të fëmijëve përmes internetit.
Me dokumentin e platformës onllajn u vendos një detyrim të parandalohen përhapja e përmbajtjes së keqpërodrimeve seksuale me fëmijët, për ta hequr atë, për të bllokuar qasjen në të dhe për ta hequr atë nga rezultatet e kërkimit.
Rregullorja parashikon krijimin e një Qendre të BE-së për trajtimin me kepërdorimet seksuale të fëmijëve, e cila është konceptuar si një agjenci e re e Unionit për të mbështetur vendet anëtare dhe platformat onllajn në zbatimin e ligjit.
Qendra do të vlerësojë dhe përpunojë informacionet e paraqitur nga platformat onllajn për materialet e keqpërdorimeve seksuale me fëmijët dhe do të krijojë, mirëmbajtje dhe menaxhim e një bazë të dhënash të raporteve të paraqitura deri te ato. Këto informacione Qendra do t'i ndajë me Europolin dhe autoritetet kombëtare për zbatimin e ligjit, ndërsa do të krijojë një bazë të dhënash me tregues për abuzimin seksual të fëmijëve.
Platformat onllajn do të kenë dhe detyrime për të vlerësuar rrezikun e keqpërdorimit të shërbimeve të tyre për përhapjen e përmbajtjes së keqpërdorimeve seksuale me fëmijë ose joshjen e fëmijëve, ndërsa vendet anëtare të BE-së do të duhet të krijojnë autoritete kombëtare për të vlerësuar këto rreziqe dhe për të marrë masa për t'i zbutur ato.
Me Rregullore është kërkuar që platformat onllajn të angazhohen për skanimin e shërbimeve të tyre për përmbajtje të keqpërsorimit seksual me fëmijë, që t'i paraqesin dhe t'i largojnë.
Bazuar në qëndrimin e përcaktuar sot mbi Propozim-Rregulloren, Këshilli i BE-së do të fillojë negociatat me Parlamentin Evropian për të rënë dakord për versionin përfundimtar të tekstit ligjor. Megjithatë, Parlamenti Evropian ra dakord për qëndrimin e tij mbi këtë Rregullore në nëntor të vitit 2023. rq/
Foto: arkivi i MIA-s