• сабота, 22 февруари 2025

Vazhdon seanca e 31-të e Kuvendit

Vazhdon seanca e 31-të e Kuvendit

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Kuvendit sot në orën 13 duhet ta vazhdojë seancën e 31-të. Deputetët duhet të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për veprimtari komunale, për ndryshmet dhe plotësimet e Ligjit për policinë financiare, për ndryshimet e Ligjit për ndërtim dhe për ndryshimet e Ligjit për transportin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar. 

Kuvendit dje në kuadër të seancës së 31-të pa diskutim e mbylli debatin e përgjithshëm për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj femrave dhe dhuna në familje dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, të dy në lëxim të parë, me konkluzion se janë të pranueshem për t'u përcjellë në lexim të dytë edhe në Komisionin për mundësi të barabarta edhe në Komisionin juridiko-ligjvënës. 

Shtesë deputetët do të njoftohen për votimin e Planit financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimit për vitin 2025, Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit për Programin Vjetor të Punës dhe Zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025, në lexim të dytë dhe Propozim- vendimpër dhënien e pëlqimit të Planit Financiar të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2025, në lexim të dytë. Gjithashtu do të votohet për Planin financiar për ndryshimin e planit financiar të ndërmarrjes publike radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2024 me plotësim dhe ridedikim të mjeteve, si dhe për Planin financiar për ndryshimin e planit financiar të ndërmarrjes publike radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2025 me plotësim dhe ridedikim të mjeteve.

Lidhur me planin financiar të RTMV-së për vitin 2024 reagoi deputeti Mitko Trajçulevski nga LSDM-ja, duke theksuar se bëhet fjalë për vitin buxhetor që tashmë ka kaluar dhe se po shkelet ligji. 

"Vendimi i marrë në këtë mënyrë për dhënien e pëlqimit për një vit që ka kaluar është shkelje e ligjit. Vetë vendimi do të ishte i diskutueshëm dhe, nëse kundërshtohet, mund të shkaktojë pasoja negative shtesë", tha Trajçulevski.

Kuvendi në kuadër të seancës së 31-të dje e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve në lexim të tretë, pasi më herët është votuar i fundit nga gjashtë amandamentet e parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE dhe ZNAM. Ligji u miratua me 65 vota "pro" dhe 17 "kundër". Me Badenter kanë votuar 12 deputetë, gjashtë "pro" dhe gjashtë "kundër". Paraprakisht presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk e nënshkroi dekretin për shpallje të këtij Ligji. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан