• сабота, 22 февруари 2025

Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë

Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) – Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë, veçanërisht në vendet më të larta dhe në male, për çka shtresa e borës edhe më tutje do të ulet. Nëpër lugina moti do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë, veçanërisht në orët e paradites, informojnë sot nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Për nesër parashikohet më ngrohtë të jetë në Gjevgjeli, ku pritet temperaturë maksimale prej 15 gradë. Në Shkup, temperatura nesër pritet të lëvizë prej 1 deri 6 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s, DPHM

 

Остани поврзан