• сабота, 22 февруари 2025

Vazhdon ndërtimi i shkollës "Sami Frashëri" në Kumanovë

Vazhdon ndërtimi i shkollës

Kumanovë, 31 janaer 2025 (MIA) - Në vijim është ndërtimi i SHMK Gjimnazi "Sami Frashëri" - Kumanovë, informoi sot kryetari i qytetit të Kumanoivës, Maksim Dimitrievski.

"Përfundoi faza e dytë e punëve ndërtimore të objektit të SHMK Gjimnazi 'Sami Frashëri' - Kumanovë, të cilat po zhvillohen në pajtim me kornizën kohore, dinamikën dhe sipas planit të projektuar. Në qendrën shkollore do të realizohet mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e Gjimnazit amë dhe paralelet shqipe nga SHMTK 'Nace Bugjoni' - Kumanovë. Projekti është në realizim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së RMV-së, me përkrahje të Komunës së Kumanivës", tha Dimitrievski.

Mbi 300 milionë denarë do të kushtojë ndërtimi i objektit, të dedikuar për gjimnazin "Sami Frashëri", kumtuan paraprakisht nga ministria e Arsimit dhe Shkencës. Prej aty informojnë se objekti do të ketë katër nivele dhe do të përfshijë sipërfaqe prej 7.400 metra katrorë. bsh/

Foto: FB Maksim Dimitrievski

Остани поврзан