Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, pritet të dëshmojë Goce Trajkovski
- – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski. Në seancën e sotme gjyqësore pritet të merret në pyetje dëshmitari Goce Trajkovski, i cili bashkë me babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, ka ndihmuar në hetimin pas saj, duke grumbulluar video xhirime.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski. Në seancën e sotme gjyqësore pritet të merret në pyetje dëshmitari Goce Trajkovski, i cili bashkë me babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, ka ndihmuar në hetimin pas saj, duke grumbulluar video xhirime.
Trajkovski është dëshmitari i fundit me propozim të Prokurorisë. Ai duhej të dëshmonte në fillim të procedurës, kur ishin marrë në pyetje edhe dëshmitarët e tjerë, megjithatë, për arsye shëndetësore kjo nuk ndodhi, ndërsa pastaj nuk ishte i kapshëm për organet e ndjekjes për vepër tjetër penale. Më 23 janar të vitit 2025 u dorëzua në polici dhe që atëherë është në paraburgim.
Në seancën e kaluar gjyqësore Prokuroria prezantoi video materiale në të cilat ishte treguar lëvizja e automjeteve me të cilat ishte grabitur Vanja.
Për këtë rast janë të akuzuar Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.
Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.
E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s