• петок, 05 декември 2025

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan (drejtpërdrejtë)

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Me fjalë hyrëse të mbrojtjes sot në gjykatën në Idrizovë vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku jetën e humbën 63 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Disa prej tyre i ngushëlluan familjet e viktimave dhe theksuan se e kuptojnë aktakuzën, por, nuk e pranuan fajin për "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme". 

Seanca e sotme e gjykimi mund të ndiqet drejtpërdrejtë  МIА Youtube dhe në МIА Facebook.

Në seancën e kaluar fjalë hyrëse dha mbrojtja e të аkuzuarit të parë, pronarit të diskotekës, Dejan Jovanov, pronar i ММММ Кafе, Mitko Stojanov, sigurimit Stojanço Dimitriev dhe Grozdan Millkovski, pronarit të objektit. Disa nga të akuzuarit në fjalët hyrëse e kontestuan bazën e aktakuzës. 

Avokatët theksuan se klientët e tyre nuk kanë ndërmarrë veprime të cilat do të kishin lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen tragjike, dhe se kanë poseduar dokumentacion të vlefshëm. Ata paralajmëruan nxjerrje të dëshmive dhe dëshmitarëve, të cilët, sipas tyre, do të konfirmojnë se të akuzuarit nuk janë përgjegjës për zjarrin dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve insstitucionale, dhe jo faji i tyre personal.

null

Paraprakisht,  pronari i klubit "Puls", Dejan Jovanov, në paraqitjen e tij hyrëse para gjykatës theksoi se edhe pas nëntë muajve burg nuk mund ta besojë tragjedinë që ka ndodhur. Ai theksoi se si prind asnjëherë nuk do të kishte lejuar të mungojë diçka në klub ku tibohen të rinjtë, mes të cilëve edhe fëmijët e tij.

Jovanov u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave dhe të lënduarve, duke shtuar se edhe familja e tij e mban dhimbjen e njejtë.

Në fjalën hyrëse për të akuzuarin e tretë Mihail Jovanov, mbrojtësja e tij deklaroi se prokuroria nuk ka siguruar asnjë dëshmi kundër klientit të saj dhe nuk ka saktësuar veprim konkret me të cilin ngarkohet. Ajo vlerësoi se Jovanov është i akuzuar vetëm për shkak se është djali i pronarit të diksotekës.

Paralajmëroi se mbrojtja do të prezantojë dokumente dhe dëshmitarë të cilët do të konfirmojnë se Jovanov nuk ka qenë pjessë e menaxhimit të klubit, por ka qenë student dhe pronar i ndërmarrjes së tij.

Avokati Bllagoja Jovanov, mbrojtës i Mitko Stojanovit, drejtor i "MMM Kafe", theksoi se aktakuza kundër klientit të tij është e pabazuar dhe se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë shkaktuese-pasuese mes veprimeve të tij dhe zjarrit.

Mbrojtësja e të akuzuarit Grozdan Millkovski pronar i objektit, thekosi se marrëveshja për qira ishte bërë për periudhën prej 1.12.2012 deri më 1.12.2022 dhe se procedura për dhënie me qira është e ligjshme. Avokatja Lidija Ristovska potencoi se Millkovski ka poseduar dikumentacion qeveritar gjatë marrjes me qira, nuk ka marër pjesë në aktivitete ndërtimore dhe nuk ka dhënë pëlqim për adaptim të hapësirës së brendshme.

null

Avokati i të akuzuarës Millka Edrovska, projektante në Venci Projekt, arsyetoi se Edrovska ka qenë e angazhuar vetëm në përpunimin e vendimit qarkullues për vendet e parkimit, dhe jo për tërë projektin. Përderisa Edrovska theksoi se ka vepruar profesionalisht në kuadër të autorizimeve të veta dhe se ndërmarrja nuk ka kurfarë lidhje me zjarrin. Siç tha, gjatë ekspertizës në vendin e ngjajres ka konstatuar se objekti depo është adaptuar për diskotekë, por se kjo nuk ka qenë përgjegjësi e saj.

Prkuroria, e përfaqësuaar nga ekipi prej 15 prokurorëlve publik paralajmëroi se dëhsmitë do të tregojnë se klubi "Puls" ka qenë kurth vdekjeprurës që prej fillimit, rezultat i moskujdesit sitematik dhe lëshimeve institucionale.

Në bankën e atë akuzuarve janë 37 persona - pronarë, drejtorë, inspektorë, ish-kryetarë komune, sigurues dhe nëpunës shtetërorë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан