Vazhdon debati i amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2026
- Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot ditën e tretë do të debatojë për amendamentet për Propozim-buxhetin e vitit 2026.
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot ditën e tretë do të debatojë për amendamentet për Propozim-buxhetin e vitit 2026.
Për propozim-buxhetin janë dorëzuar rreth 200 amendamente. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së. Shteti planifikon 374,7 miliardë denarë të ardhura të përgjithshme, 413,9 miliardë denarë shpenzime të përgjithshme, si dhe 40,5 miliardë denarë investime kapitale.
Në Kuvend seancë do të mbajë edhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Në rend dite të këtij Komisioni është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të drejtat e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lexim të dytë. sa/
foto: MIA arkivi