Vatikani ka nisur hetimin ndaj peshkopit spanjoll të akuzuar për pedofili
- Vatikani ka nisur hetimin ndaj peshkopit të Kadisas dhe Seutes, Rafael Zornoza, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht disa herë me një adoleshent në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ndërsa ishte prift në Madrid.
Vatikan, 10 nëntor 2025 (MIA) - Vatikani ka nisur hetimin ndaj peshkopit të Kadisas dhe Seutes, Rafael Zornoza, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht disa herë me një adoleshent në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ndërsa ishte prift në Madrid.
Ky është rasti i parë i njohur kundër një peshkopi spanjoll të akuzuar për pedofili.
Viktima këtë verë dërgoi një ankesë me shkrim, drejtuar Dikasterisë romake për doktrinën e besimit, ku përshkruante abuzimin dhe kërkonte marrjen e masave.
Adoleshenti e akuzoi Zornozan se e kishte abuzuar seksualisht nga mosha 14 deri në 21 vjeç
Për shkak të akuzës, peshkopi Zornoza ndaloi përkohësisht aktivitetet e tij kishtare dhe njoftoi se do të bashkëpunojë plotësisht me hetimin.
Krahina e Kadis dhe Seutas njoftoi se akuzat po hetohen nga një tribunal kishtar i thirrur në Ambasadën e Vatikanit në Madrid, dhe se autoritetet lokale kishtare do të bashkëpunojnë me hetimin. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s