Valë protestash në mbarë SHBA-në pas vrasjes së aktivistes nga shërbimet e imigracionit në Mineapolis
- Organizatat për mbrojtjen e lirive civile dhe të drejtat e emigrantëve kanë bërë thirrje për protesta masive në gjithë SHBA-në këtë fundjavë, pas incidentit ku një aktiviste në Minesota u qëllua nga një agjent federal i migracionit.
Mineapolis, 10 janar 2026 (MIA) – Organizatat për mbrojtjen e lirive civile dhe të drejtat e emigrantëve kanë bërë thirrje për protesta masive në gjithë SHBA-në këtë fundjavë, pas incidentit ku një aktiviste në Minesota u qëllua nga një agjent federal i migracionit.
Janë planifikuar më shumë se 1.000 tubime me kërkesë që të ndalet pozicionimi i vendosjes masive të pjesëtarëve të Byrosë së Imigracionit dhe Doganave (ICE) të urdhëruar nga presidenti Donald Tramp, veçanërisht në qytetet e udhëhequra nga Demokratët.
Tensionet në Mineapolis janë përshkallëzuar pas vrasjes me armë zjarri të 37-vjeçares Rene Gud, nënë e tre fëmijëve e cila u qëllua, ndërsa ishte ulur në makinën e saj. Incidenti ndodhi pak pasi 2.000 agjentë federalë u vendosën në qytet si pjesë e operacionit që Ministria për siguri të brendshme e quajti "më i madhi në histori".
Ndërsa, sekretarja Kristi Noum ka pohuar se agjenti ka qëlluar në vetëmbrojtje, sepse Gud u përpoq ta godiste me automjetin e saj, kryetari i Bashkisë së Mineapolisit, Xhekob Fraj, ka treguar një video që demanton versionin e autoriteteve federale. FBI dhe autoritetet lokale në Minesota kanë hapur hetime të ndara për rastin.
Guvernatori i Minesotës, Tim Uollc e ka vënë Gardën kombëtare në gatishmëri. Ky rast ka ngjallur përsëri kujtimet e vrasjes së Xhorxh Fllojdit në vitin 2020 e cila ndodhi vetëm disa blloqe larg vendit ku u vra Gud.
Foto: EPA