• недела, 11 јануари 2026

Vala e të ftohtit vazhdon në Kroaci, lëshohen alarme për mot të kuq dhe portokalli

Vala e të ftohtit vazhdon në Kroaci, lëshohen alarme për mot të kuq dhe portokalli

Zagreb, 9 janar 2026 (MIA) - Vala e të ftohtit në Kroaci vazhdon të krijojë rreziqe serioze për trafikun dhe shëndetin e qytetarëve, raportoi Radiotelevizioni kroat (HRT).

Enti Hidrometeorlogjik Shtetëror (EHMSH) lëshoi alarm të kuq për paraqitjen e ngricës në zonën e Osiekut dhe alarm portokalli për ngrica në zonën e Zagrebit.

Temperaturat më të ulëta të mëngjesit sot janë matur në Kroacinë perëndimore dhe në Sllavoni - në Shtrigovë pothuajse minus 10 gradë Celsius, ndërsa në Osiek, Varazhdin dhe Bjellovar rreth minus nëntë gradë. Pritet një pjesë e konsiderueshme e reshjeve në pjesën veriperëndimore dhe lindore të vendit të jenë në formë të shiut të ngrirë, që plotësisht e rrit rrezikun nga aksidentet dhe dëmtime të infrastrukturës.

 I ftohti ekstrem dhe nivelet e ulëta të ujit po e bëjnë të vështirë lundrimin në lumin Drava, raporton HRT. Niveli i ujit është vetëm tetë centimetra mbi nivelin më të ulët historik dhe Ministria përkatëse po kryen patrullime të rregullta dhe po monitoron sigurinë rreth sipërfaqeve të ujit. Sipas parashikimeve, akulli sipërfaqësor mund të formohet edhe në lumin Danub në ditët në vijim.

Mjekët paralajmërojnë rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht tek të sëmurët kronik me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore. Rekomandohet shmangia e daljes në të ftohtë, përveç në raste të domosdoshme. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан