Vajza e udhëheqësit të Koresë së Veriut bën vizitën e parë zyrtare në mauzoleun e paraardhësve
- Vajza e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un, Kim Xhu-e, e cila besohet se po përgatitet të jetë pasardhësja e tij, shoqëroi prindërit e saj në një vizitë në Mauzoleun Kumsusan, ku u bëri homazhe ish udhëheqësve të vendit, raportuan mediat shtetërore të Koresë së Veriut.
Phenian, 2 janar 2026 (MIA) - Vajza e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un, Kim Xhu-e, e cila besohet se po përgatitet të jetë pasardhësja e tij, shoqëroi prindërit e saj në një vizitë në Mauzoleun Kumsusan, ku u bëri homazhe ish udhëheqësve të vendit, raportuan mediat shtetërore të Koresë së Veriut.
Në tre vitet e fundit, emri i Xhu-e është shfaqur më shpesh në mediat shtetërore, duke nxitur spekulime midis analistëve dhe agjencive të inteligjencës së Koresë së Jugut se ajo mund të bëhet udhëheqësja e gjeneratës së katërt të vendit.
Gjatë vizitës së tij në mauzole më 1 janar, Kim Xhong-un shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Ri Sol-ju, dhe përfaqësues të elitës së Koresë së Veriut. Xhu-e u pa me prindërit e saj në sallën kryesore të Pallatit të Diellit, Gumsusan.
Kim Xhu-e, që besohet të ketë lindur në fillim të vitit 2010, gjithashtu mori pjesë në festimet e Vitit të Ri. Ajo udhëtoi për në Pekin me të atin në shtator.
Kim Xhong-un tradicionalisht viziton mauzoleun Gumsusan për t'i bërë homazhe gjyshit të tij Kim Il-sung dhe babait të tij Kim Xhong-il në data dhe përvjetorë të rëndësishëm, një gjest që shërben për të konsoliduar sundimin dinastik në vendin me armë bërthamore. sa/
foto: EPA