Vadeful: Maqedonia e Veriut tashmë ka arritur shumë, Gjermania e mbështet në rrugën drejt BE-së që nuk është gjithmonë e lehtë
- “Këtu në Shkup, perspektivat e anëtarësimit të ardhshëm në BE janë një temë e madhe. Gjermania e mbështet Maqedoninë në këtë rrugë e cila nuk është gjithmonë e lehtë.” Këtë në një story në profilin në Instagram e publikoi shefi i diplomacisë gjermane, Johan Vadeful, pas takimit të mbrëmshëm në Shkup me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski.
Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) – “Këtu në Shkup, perspektivat e anëtarësimit të ardhshëm në BE janë një temë e madhe. Gjermania e mbështet Maqedoninë në këtë rrugë e cila nuk është gjithmonë e lehtë.” Këtë në një story në profilin në Instagram e publikoi shefi i diplomacisë gjermane, Johan Vadeful, pas takimit të mbrëmshëm në Shkup me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski.
“Maqedonia e Veriut tashmë ka arritur shumë. Tani, përparimi në marrëdhëniet me Bullgarinë është veçanërisht i rëndësishëm për arritjen e suksesit të mëtejshëm në procesin e aderimit”, shton në postimin ministri gjerman i cili dje ishte për vizitë të parë zyrtare në vend si pjesë e turneut të tij ballkanik.

Vadeful poashtu theksoi se Gjermania dhe Maqedonia e Veriut mbajnë lidhje të ngushta. “Pothuajse 30 për qind e studentëve në vend studiojnë gjuhën gjermane”, informoi ministri gjerman.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski publikoi se ai dhe homologu i tij gjerman konfirmuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të promovuar bashkëpunimin dypalësh dhe marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.
“Vizita e shefit të diplomacisë gjermane në vend është një konfirmim i qartë i mbështetjes së fortë gjermane për perspektivën evropiane të rajonit dhe kjo edhe një herë konfirmon rëndësinë që Gjermania i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht vendit tone”, theksoi Mucunski.

Siç njoftoi mbrëmë MPJTJ, Mucunski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qartë gjermane për procesin e integrimit evropian të vendit. Ai e informoi ministrin Vadeful për aktivitetet aktuale që lidhen me agjendën evropiane, proceset reformuese, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke konfirmuar angazhimin e fortë të Qeverisë në zbatimin e reformave dhe progresin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ministri Vadeful siguroi se Gjermania mbetet një mbështetëse e fortë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian përfshirë edhe vendin. Ai theksoi se integrimi i plotë evropian i rajonit është garancia më e fortë për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin afatgjatë në Evropë, shtojnë në MPJTJ.

Vadeful dje u takua edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski ku u diskutuan sfidat aktuale rajonale dhe mundësitë për nisma të përbashkëta. “Sot u takova me ministrin e jashtëm gjerman, Johan Vadeful. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, sfidat aktuale rajonale dhe mundësitë për nisma të reja të përbashkëta”, shkruan në postimin në Fejsbuk, kryeministri Mickoski.
Foto: Instagram Johan Vadeful, arkivi i MIA-s