Vëzhguesit ndërkombëtarë do t'i prezantojnë rezultatet për rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale 2025
- Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga OSBE - Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) sot do të mbajnë konferencë për shtyp ku do t'i prezantojnë rezultatet e tyre rreth rrethit të dytë të Zjgehdjeve lokale 2025.
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga OSBE - Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) sot do të mbajnë konferencë për shtyp ku do t'i prezantojnë rezultatet e tyre rreth rrethit të dytë të Zjgehdjeve lokale 2025.
Siç është paralajmëruar, në konferencën për shtyp do të flasin Mateo Mekaçi, shef i Misionit për vëzhgim të zgjedhjeve të ODIHR-së dhe Shtefan Krauze, zëvendës shef i Misionit.
Vëzhguesit ndërkombëtarë në rezultatet dhe konkloudimet preliminare pas rrethit të parë cekën se zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor ishin konkurrente dhe të votuesve u mundësuan zgjedhje të vërtetë mes alternativave të ndryshme politike, por u njollosën nga mangësi jurudike, kapacitete të kufizuara institucionale dhe polarizim të lartë politik.

Sipas Misionit vëzhgues, zgjedhjet në rrethin e parë u zhvilluan në atmosferë të zhgënjimit nga politika dhe perceptimet e shtrira gjerësisht për korrupsionin.
Shefi i misionit të vëzuhguesve të zgjehdjeve të ODIHR-së, Mateo Mekaçi në konferencën për shtyp më 20 tetor theksoi se edhe pse administrata zgjedhore në përgjithësi i ka zbatuar përgatitjet në mënyrë efikase dhe në pajtim me afatet ligjore, zbrazëtirat në legjislaturë, infrastruktura e vjetëruar dhe resurset e kufizuara ndikuan negativisht ndaj punës së saj.
"Ishte mirë të shihej fushatë konkurruese në javët e kaluara dhe ditë mirë e organizuar, kryesisht e qetë zgjehdore, por edhe mët ej mbeten shqetësuese m,angësitë në legjislaturën zgjedhore të cialt e minojnë punën e institucioneve", tha atëherë Mekaçi.
Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është mision i përbashkët i Zyres për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut të OSBE (ODIHR), Kongresit për autoritete lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit evropian.
Për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, sipas të dhënave të KSHZ-së, u akredituan 16 22 vëzhgues prej të cilëve 957 vendorë dhe 651 ndërkombëtarë dhe 14 gazetarë të huaj. Sipas të dhënave nga ueb faqja zyrtare e KSHZ-së, më së shumti vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet lokale 2025 ka akredituar ODIHR - Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut - 500. ab/