• петок, 05 декември 2025

UT: Përmbyllet me sukses projekti për praktika gjithëpërfshirëse dhe mbështetje të sjelljes pozitive

UT: Përmbyllet me sukses projekti për praktika gjithëpërfshirëse dhe mbështetje të sjelljes pozitive

Shkup, 17 nëntor 2025

Projekti “Drejt praktikave gjithëpërfshirëse dhe mbështetjes së sjelljes pozitive në edukim dhe punë sociale”, i mbështetur nga Visegrad Fund, po i afrohet përfundimit me një rezultat të rëndësishëm: krijimin e një kursi online falas, në gjuhën shqipe dhe ukrainase, që trajton bazat e analizës së sjelljes të aplikuar (ABA) dhe qasjeve gjithëpërfshirëse në edukim dhe punë sociale.

Versioni në gjuhën shqipe i kursit është hartuar nga stafi i Fakultetit Pedagogjik i Universitetit të Tetovës, si partner zyrtar në projekt. Ky kurs synon të shërbejë si një mjet praktik dhe i qasshëm për mësimdhënës të shkollave fillore, edukatorë në çerdhe, staf profesional në institucione parashkollore dhe shkollore, punonjës në qendra rehabilituese që ofrojnë shërbime për fëmijë me çrregullime në zhvillim (ÇZH) dhe çrregullime neurozhvillimore.

Përdorimi i kursit pritet të kontribuojë në identifikimin dhe mbështetjen më të efektshme të fëmijëve me ÇZH, veçanërisht për profesionistët që punojnë me fëmijë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Kursi online është i disponueshëm falas në linqet:

· Versioni në gjuhën shqipe: https://is.muni.cz/ekurzy/V4_ALB

· Versioni në gjuhën ukrainase: https://is.muni.cz/ekurzy/V4_UKR

UT

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: UT

Остани поврзан