Ushtrim simulues për situata të jashtëzakonshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit
- - Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit vazhdon ushtrimi simulues për situata të jashtëzakonshme, që mbahet prej dje në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe TAV Maqedonia.

Shkup, 9 mars 2025 (MIA) - Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit vazhdon ushtrimi simulues për situata të jashtëzakonshme, që mbahet prej dje në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe TAV Maqedonia.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që do të jenë pranë vendit ku do të zhvillohet ushtrimi që t'i respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë për të garantuar komunikacion të sigurt apo mbajtje të rendit publik.
Për zhvillimin e ushtrimit janë paralajmëruar deklarata nga drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike në kuadër të MPB-së, Janev dhe përfaqësues të TAV Maqedonia. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s