• недела, 11 јануари 2026

Ushtria amerikane e ka konfiskuar tankerin "Marinera" që ka lundurar nën flamur rus

Ushtria amerikane e ka konfiskuar tankerin

Uashington, 8 janar 2026 (MIA) - SHBA-ja mbrëmë ka konfiskuar dy tankerë për naftë nën sanksione, të lidhura me Venezuelën në Atlantikun Verior, ndërsa tjetrin në Detin Karaib, njoftuan përfaqësues amerikanë.

Komanda evropiane e SHBA-së njoftoi se tankeri "Bella 1" u konfiskua për shkak të "shkeljes së sanksioneve amerikane", në kohë kur ka qenë në ujërat mes Skocisë dhe Islandës, ku ka tentuar ta shmang bllokadën amerikane të anijeve të sanksionuara me naftë.

Autoritetet amerikane, po ashtu, publikuan se forcat e tyre ushtarake e kanë ndërmarrë kontrollin ndaj tankerit "Sofija" në Detin Karaib.

Tankeri "Bella 1" ka qenë nën flamurin rus dhe i emëruar "Marinera", ndërsa ka lëvizur drejt Evropës. Ai u sanksionua që në vitin 2025 për shkak të kontrabandës së mallrave për kompani të lidhur me grupin libanez Hezbollah.

Paraprakisht, mediumet ruse njoftuan se forcat e armatosura amerikane kanë zbarkuar në kuvertën e anijes dhe publikuan foto të një helikopteri pranë tankerit. bsh/

Foto: X

Остани поврзан