• понеделник, 19 јануари 2026

Ushtarët gjermanë u tërhoqën nga Grenlanda

Ushtarët gjermanë u tërhoqën nga Grenlanda

Berlin, 18 janar 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Armatës gjermane deklaroi se ekipi i intelegjencës ushtarake gjermane prej 15 ushtarëve, të dërguar në Grenlandë paradokohe, sot e braktisi ishullin arktik dhe u nis për në Kopenhagë.

Paraprakisht u paralajmërua se ekipi i Bundesverit më gjatë do të qëndrojë në Grenlandë.

"Mbetet e paqartë nëse Gjermania i tërheq ushtarët e veta nën ndikimin e taksave të paralajmëruara ndëshkuese të presidentit amerikan, Donald Tramp për vendet, të cilat janë kundër politikës së tij agresive ndaj Grenlandës ose nëse ekzistojnë shkaqe tjera për tërheqjen e tyre", njoftoi gazeta gjermane Bild.

Ushtarët gjermanë në Grenlandë kanë arritur para dy ditëve, si pjesë e misionit vëzhgues të NATO-s me ftesë të Danimarkës. Qëllimi ishte stërvitja ushtarake, si dhe hulumtimi i opsioneve tjera për stërvitje dhe sistemim të ushtarëve.

Misioni filloi pas takimit të pasuksesshëm mes ministrave të Punëve të Jashtme të Danimarkës, Grenlandës dhe SHBA-së në Uashington. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан