• четврток, 04 декември 2025

Ushakov: Biseda mes Putinit dhe Uitkofit ishte e dobishme, konstruktive dhe e rëndësishme

Ushakov: Biseda mes Putinit dhe Uitkofit ishte e dobishme, konstruktive dhe e rëndësishme

Moskë, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Biseda mes presidentit rus, Vlladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Stiv Uitkof ishte e dobishme, konstruktive dhe me rëndësi, deklaroi mbrëmë këshilltari i Putinit, Jurij Ushakov, pas bisedës që, siç tha, "nuk zgjati pesë minuta, por pesë orë", transmetojnë mediumet ruse.

"Biseduam për disa opsione për përfundim të luftës në Ukrainë. U dakorduam me kolegët tanë amerikanë të mos e zbulojmë përmbajtjen e negociatave. Biseda ishte e besueshme", tha Ushakov.

Këshilltari i presidentit rus tha se Putin dhe Uitkof biseduan për thelbin e asaj që është përmbajtur në planin e ndryshuar paqësor, që e përgatiti administrata e presisdentit amerikan, Donald Tramp, ndërkaq ishte dakorduar pas takimit me palën ukrainase.

Ai theksoi se para takimit, pala ruse e ka marrë verzionin fillestar të planit amerikan me, siç tha, 27 pika, ndërsa më pas morën edhe katër dokumente të reja, dhe se e tërë kjo u diskutua në takimin e djeshëm.

Ushakov vlerësoi se të gjitha verzionet e planit amerikan janë të kahëzuara drejt zgjidhjes afatgjate të qetë të konfliktit.

"Biseduam me kolegët tanë amerikanë për përmbajtjen e dokumenteve. Nuk folëm për formkulimin konkret apo propozime konkrete, por për thelbin e asaj që përmbajnë ato dokumente. Patëm mundësi që hollësisht të bisedojmë për perspektivat për punë të mëtutjeshme të përbashkët për arritje të zgjidhjes afatgjate të qetë të krizës ukrainase", tha Ushakov.

Ai theksoi se ende nuk është arritur zgjidhje kompromisi kur bëhet fjalë për territoret, por shtoi edhe se pala amerikane e ka prezantuar propozimin e vet për këtë çështje.

"Ende nuk ka plan paqësor kompromisi dhe nëse disa propozime amerikane janë të pranueshme për Rusinë. Disa ngjarje amerikane duken të pranueshme, por ende duhet të bisedohet. Nuk jemi më afër zgjidhjes së krizës, ende ka shumë për t'u bërë", tha Ushakov, por shtoi se "definitivisht nuk jemi larguar nga paqja".

Ai tha se Putini në takim ka thënë se Rusia mund të dakordohet me disa aspekte të planit amerikan, por gjithashtu theksoi se propozimete tjera po përballen me kritika nga pala ruse.

Ai deklaroi se përfaqësuesit amerikanë do të kthehen në Uashington, do t'ia transmetojnë përshtypjete veta Trampit dhe sërish do të kontaktojnë me Moskën.

"Aq sa di, kolegët tanë amerikanë shkuan në ambasadë, ndërsa më pas nisen drejt Uashingtonit. Ata nuk premtuan se do të shkojnë në Kiev, por në Uashington", tha ai.

Ushakov shtoi se kontaktet mes SHBA-së dhe Rusisë vazhdojnë, si dhe se Putini ka kërkuar që delegacioni amerikan t'i transmetojë Trampit më shumë "sinjale të rëndësishme politike".

Kur bëhet fjalë për mundësinë për takim me Putinit dhe Trampit, Ushakov tha se kjo do të varet nga përparimi në arritjen e zgjidhjes.

"Sa i përket takimit të mundshëm në nivel presdiencial, kjo do të varet nga ajo se çfarë përparimi mund të arrijmë në këtë rrugë, në të cilën punojmë shumë me ndihmësit tanë, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe shërbime tët jera", tha ai.

Uashokov theksoi se gjatë takimit u cek se Rusia dhe SHBA-ja duhet të tregojnë përkushtim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik.

Së bashku me Putinin, delegacionin rus e përbënin këshilltarët e tij, Kiril Dmitriev dhe Jurij Ushakov, përderisa me Uitkofin, anëtar i delegacionit amerikan ishte Xhared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Tramp.

Ky është takimi i gjashtë i Uitkofit me Putinin në Rusi, por takimii parë sy më sy me ekipin e Trampit nga samiti në Alaskë në gusht. Gjithashtu, kjo është hera e parë që Kushner të marrë pjesë në bisedime me Putinin. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан