• среда, 26 јуни 2024

UNRVA: Dhjetë fëmijë në ditë humbasin një ose dy këmbë në Gaza

UNRVA: Dhjetë fëmijë në ditë humbasin një ose dy këmbë në Gaza

Gjenevë, 25 qershor 2024 (MIA) - Mesatarisht nga dhjetë fëmijë në Rripin e Gazës çdo ditë mbesin pa njërën ose dy këmbë, paralajmëroi sot shefi i Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinez (UNRVA), Filip Lazarini.

"Çdo ditë kemi mesatarisht nga dhjetë fëmijë që mbesin pa njërën ose të dyja këmbët", tha Lazarini në konferencën për shtyp në Gjenevë, duke shtuar se ato të dhëna nuk i përfshijnë fëmijët që kanë mbetur pa dorë ose krahë.

Ai tha se ato të dhëna bazohen në të dhënat e UNICEF-it.

"Dhjetë në ditë, pothuajse janë 2.000 fëmijë pas më shumë se 260 ditëve nga ajo luftë brutale. E dimë se më së shpeshti amputimet bëhen në kushte të tmerrshme dhe ndonjëherë pa anestezion, ndërsa kjo vlen edhe për fëmijët", tha ai.

Lazarini e përmendi edhe raportin e organizatës joqeveritare Save the Children ku citohet se nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës "janë zhdukur deri në 21.000 fëmijë" pa dallim nëse ishin ngujuar nën rrënoja, të robëruar, të varrosur në varre të fshehta ose kontakte të humbura me familjen dhe familjarët. sa/

foto: EPA

Остани поврзан