UNICEF: Në Rripin e Gazës për tre muaj humbën jetën më shumë se njëqind fëmijë
- Më shumë se njëqind fëmijë të mitur u vranë në Rripin e Gazës pasi hyri në fuqi armëpushimi në tetor të vitit të kaluar, kumtoi Fondi i fëmijëve në Kombet e Bashkuara (UNICEF).
Gjenevë, 15 janar 2026 (MIA) - Më shumë se njëqind fëmijë të mitur u vranë në Rripin e Gazës pasi hyri në fuqi armëpushimi në tetor të vitit të kaluar, kumtoi Fondi i fëmijëve në Kombet e Bashkuara (UNICEF).
Në raportin e UNICEF-it citohet se mes të vdekurve janë 60 djem dhe 40 vajza.
Zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder tha se rastet e vdekjes kryesisht janë shkaktuar nga sulmet ajrore dhe sulmet me dronë, por janë regjistruar edhe persona të vdekur të mitur nga armët, si dhe viktima nga mjetet e pashpërthyera në luftërat paraprake.
"Këtë dimër gjashtë fëmijë humbën jetën nga hipotermia", citoi Elder.
Sipas tij, numri i viktimave me siguri është më i madh, sepse UNICEF-i, evidenton vetëm rastet e konfirmuara. sa/
foto: MIA arkivi