Umerov: Bisedimet me Rusinë dhe SHBA-në në Abu Dabi janë thelbësore dhe produktive, nesër takim i ri
- Shefi i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov kumtoi në rrjetet sociale se bisedimet e sotme me delegacionin rus dhe atë amerikan në Abu Dabi për gjetjen e daljes nga lufta katërvjeçare në Ukrainë ishin "thelbësore dhe produktive" dhe se do të vazhdojnë nesër.
Kiev, 4 shkurt 2026 (MIA) - Shefi i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov kumtoi në rrjetet sociale se bisedimet e sotme me delegacionin rus dhe atë amerikan në Abu Dabi për gjetjen e daljes nga lufta katërvjeçare në Ukrainë ishin "thelbësore dhe produktive" dhe se do të vazhdojnë nesër.
Bisedimet në Abu Dabi po mbahen në kushte të sulmeve të mëdha ruse ndaj sektorit energjetik të Ukrainës, kumtuan mediumet amerikane.
Në bisedimet e muajit të kaluar në kryeqytetin e Emirateve të bashkuara Arabe, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për ndërprerje të konfliktit, u arrit një përparim i konsiderueshëm, por jo edhe depërtim në çështjet kyçe, fillimisht ato territoriale, kumtuan paraprakisht përfaqësuesit zyrtarë. ab/
Foto: ЕPА