Ulje e dukshmërisë në disa rrugë për shkak të mjegullës
- Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 40 metra ka në qafat malore Strazhë, deri në 30 metra në Pletvar, Presekë, Gjavatë dhe Mavrovë dhe deri 50 metra në Krushevë.
Shkup, 25 dhjetor 2025 (MIA) - Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 40 metra ka në qafat malore Strazhë, deri në 30 metra në Pletvar, Presekë, Gjavatë dhe Mavrovë dhe deri 50 metra në Krushevë.
Siç informojnë nga LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatare. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: arkivi i MIA-s