• четврток, 15 јануари 2026

Kryetari Qyra kreu mbikëqyrje të punëve ndërtimore të një pjese të bregut të lumit Drini i Zi

Kryetari Qyra kreu mbikëqyrje të punëve ndërtimore të një pjese të bregut të lumit Drini i Zi

Strugë, 14 janar 2026 (MIA) – Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot kreu mbikëqyrje të punëve ndërtimore të një pjese të bregut të lumit Drini i Zi. 

Aktivitetet, siç thotë Qyra, ishin pas ankesave të qytetarëve për sanim të pllakave të thyera. 

“Periudha e gjatë pa mirëmbajtje dhe investime në infrastrukturë ka çuar në probleme të përditshme që kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe efikase. Mekanizmi i rëndë që lëvizin përgjatë shëtitores kanë dëmtuar jo vetëm pllakat dhe materialet e tjera, por edhe infrastrukturën ujore”, tha Qyra.

Gjatë realizimit të punëve ndërtimore, ai theksoi se ekipet kanë konfirmuar edhe dëmtim të gypave të ujësjellësit. 

“Në pjesën perëndimore të bregut të Drinit të Zi, pas ankesave të qytetarëve, i ndërmorëm masat e nevojshme për sanimin e pllakave të thyera”, theksoi Qyra. 

Ai theksoi se do të punojnë në mbrojtje të hapësirës publike, infrastrukturës së qytetit dhe çdo burim të saj. fc/

Foto: Komuna e Strugës

Остани поврзан