• среда, 25 декември 2024

Ukraina mori një miliard dollarë nga Britania e Madhe dhe Japonia si pjesë e programit të Bankës Botërore

Ukraina mori një miliard dollarë nga Britania e Madhe dhe Japonia si pjesë e programit të Bankës Botërore

Kiev, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Ukraina mori një miliard dollarë nga Britania e Madhe dhe Japonia, ndërsa kësti u realizua nën garancitë e qeverive të këtyre vendeve në kuadër të programit DPL të Bankës Botërore, njoftoi sot kryeministri ukrainas, Denis Shmihal.

"Fondet e mbledhura do të shfrytëzohen për të forcuar ekonominë tonë dhe për të financuar shpenzimet prioritare në sferën sociale dhe humanitare", theksoi Shmihal në njoftimin e Telegramit. 

 Ai e falenderoi Bankën Botërore, qeveritë e Japonisë dhe Britanisë së Madhe për "mbështetjen e fortë të Ukrainës dhe kontributin e tyre në forcimin e stabilitetit të vendit". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан