• среда, 25 декември 2024

Këshilli i Lartë i hapësirës kibernetike i Iranit ka votuar për shfuqizimin e ndalimit të UatsApit

Këshilli i Lartë i hapësirës kibernetike i Iranit ka votuar për shfuqizimin e ndalimit të UatsApit

Teheran, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli i Lartë iranian për hapësirën kibernetike, përgjegjëse për menaxhimin e çështjeve të internetit, sot votoi për shfuqizimin e ndalimit të aplikacionit të mesazheve UatsAp (WhatsApp), i cili zgjati më shumë se dy vite, njoftuan mediat shtetërore. 

"Ndalesa për UatsAp dhe Gugëll plej (Google Play) ishte shfuqizuar unanimisht me votim të anëtarëve të Këshillit të Lartë për hapësirën kibernetike", njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, duke shtuar se "ky është hapi i parë në planin për shfuqizimin e atij kufizimi". 

Konsensusin për këtë e konfirmoi ministri i Telekomunikacionit, Satar Hashemi në platformën X. 

 Pas protestave të vitit 2022 të shkaktuara nga vdekja në paraburgim të Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për shkak se flokët i ishin zbuluar nën shami, gjë që shkel ligjin e rreptë për veshjen e grave, Irani bllokoi Instagramin dhe UatsApin, aplikacionet më të përdorura pas ndalesësë së Jutjubit, Fejsbukut, Telegramit, Tuiterit dhe TikTokut në vitet e mëparshme.

 Ky veprim shkaktoi reagime të ashpra në Iran dhe kritikët e kufizimeve thonë se një kontroll i tillë ka pasoja të larta sepse "kufizimet nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveç zemërimit dhe kostove shtesë", shkroi sot në platformën X këshilltari presidencial Ali Rabiei.

 Të tjerët, përsëri janë kundër shfuqizimit të kufizimeve. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан