Lëshohet nga spitali Bill Klinton
- Ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, është liruar nga spitali në Uashington, pasi është trajtuar nga gripi, tha sot zëvendës shefi i kabinetit të tij.
Uashington, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, është liruar nga spitali në Uashington, pasi është trajtuar nga gripi, tha sot zëvendës shefi i kabinetit të tij.
Klinton dhe familja e tij "janë thellësisht mirënjohës për kujdesin e jashtëzakonshëm të ofruar nga ekipi në Spitalin Universitar MedStar Xhorxhtaun dhe janë prekur nga mesazhet e mira dhe urimet që ai ka marrë", raportoi Angel Urenja në X.
"Ai u dërgon të gjithëve urimet e tij më të ngrohta për festa të lumtura e të shëndetshme”, shtoi Urenja.
Demokrati Klinton ishte presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në 2001. sa/
Foto: DPA