• среда, 25 декември 2024

Tre të vrarë në Bregun Perëndimor në një operacion izraelit

Tre të vrarë në Bregun Perëndimor në një operacion izraelit

Tel Aviv, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Tre persona janë vrarë sot në një operacion ushtarak izraelit në Tulkarem në Bregun Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë në Ramallah konfirmoi vdekjen e dy grave, të moshës 30 dhe 53 vjeç, dhe një 18-vjeçari në një sulm izraelit. Dëshmitarët okularë raportuan një sulm me dron.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ishin në një mision anti-terrorist në Tulkarem kur ushtarët "vranë një terrorist në një betejë ballë për ballë".

Gjithsej 18 persona të kërkuar janë arrestuar gjatë natës në Bregun Perëndimor, thuhet në kumtesë, raporton DPA.

Situata e tensionuar në Bregun Perëndimor u përkeqësua ndjeshëm pas sulmeve të grupit militant palestinez Hamas më 7 tetor 2023, të cilat rezultuan me luftë në Gaza.

Që atëherë, 788 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor në operacionet ushtarake izraelite, përleshjet e armatosura dhe sulmet ekstremiste, njoftoi Ministria Lokale e Shëndetësisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан