Uji në Shkup i sigurt për pije
- Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 47 vende matëse në qytet.

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 47 vende matëse në qytet.
"Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 20 deri 24 janar 2025 ka marrë 195 mostra për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet nga analizat, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesë dhe cilësi të ujit për pije", informojnë nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup. bsh/
Foto: NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup