Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i rregullt në aspektin mikrobiologjik
- Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për t'u pirë, tregoi kontrolli i 201 kampionëve për analizë fiziko-kimike dhe 201 kampionë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 49 vende matëse në Qytetin e Shkupit, njoftoi NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për t'u pirë, tregoi kontrolli i 201 kampionëve për analizë fiziko-kimike dhe 201 kampionë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 49 vende matëse në Qytetin e Shkupit, njoftoi NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.
Sipas raportit javor laboratorik të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar, kontrolli është zbatuar nga 27 tetori i vitit 2025 deri më 31 tetor të vitit 2025.
"Konform rezultateve të marra nga hetimet, të gjitha kampionët i përgjigjen Rregullores për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, informojnë nga NP "Ujësjellës dhe kanalizim"- Shkup. mb/
Foto: NP "Ujësjellës dhe kanalizim"- Shkup