• петок, 05 декември 2025

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i rregullt në aspektin mikrobiologjik

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i rregullt në aspektin mikrobiologjik

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) -  Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për t'u pirë, tregoi kontrolli i 201 kampionëve për analizë fiziko-kimike dhe 201 kampionë për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 49 vende matëse në Qytetin e Shkupit, njoftoi NP "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.

Sipas raportit javor laboratorik të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar, kontrolli është zbatuar nga 27 tetori i vitit 2025 deri më 31 tetor të vitit 2025.

"Konform rezultateve të marra nga hetimet, të gjitha kampionët i përgjigjen Rregullores për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, informojnë nga NP "Ujësjellës dhe kanalizim"- Shkup. mb/

Foto: NP "Ujësjellës dhe kanalizim"- Shkup

Остани поврзан