Uitkof, i dërguari i posaçëm i Trampit, nesër do të takohet me Putinin në Moskë
- I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof, kumtoi se nesër do të realizojë takim me presidentin rus, Vlladimir Putin.
Davos, 21 janar 2026 (MIA) - I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof, kumtoi se nesër do të realizojë takim me presidentin rus, Vlladimir Putin.
"Duhet të takohemi me të të enjten. Rusët vet e kërkuan atë takim, që konsideroj se është deklaratë e rëndësishme nga ana e tyre", deklaroi Uitkof në intervistë për Si-En-Bi-Si.
Paraprakisht, Kremlini konfirmoi se po përgatitet për vizitën e Uitkofit dhe të Xherard Kushnerit, dhëndrit të Trampit, në kuadër të përpjekjeve për negociata paqesore për Ukrainën.
Sipas raporteve në media, përfaqësues të SHBA-së dhe Rusisë tanimë kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe luftën në Ukrainë në margjinat e Forumit ekonomik botëror në Davos. Në takimin e mbajtur dje, kanë marrë pjesë Uitkof, Kushner dhe negociatori rus, Kirill Dmitriev. bsh/
Foto: EPA