• сабота, 22 февруари 2025

Udhëhiqet procedurë parahetimore për keqpërdorim dhe dakordim ndërmjet operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Departamentin e MPB-së për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta

Udhëhiqet procedurë parahetimore për keqpërdorim dhe dakordim ndërmjet operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Departamentin e MPB-së  për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr veprime në procedurë parahetimore në rastin për keqpërdorim dhe dakordim ndërmjet operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Departamentin e MPB-së për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta rreth furnizimit publik të zbatuar në polici, informojnë sot nga Prokuroria.

Deri në këtë moment, janë kryer bastisje në 16 lokacione në bazë të urdhërit të dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake, ndërsa me kërkesë të prokurorit publik.

"Duke e marrë parasysh fazën në të cilën gjendet procedura, nuk jemi në mundësi të ndajmë më shumë detaje për momentin", citojnë nga Prokuroria.

"Paraprakisht për aksionin konfirmoi edhe MPB.

"Nëpunësit policor nga Departamenti për zbulimin e krimit të organizuar dhe serioz, Departamenti për Polici Kriminalistike dhe Departamenti për Kontroll të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale sipas udhëzimeve të Prokurorit kompetent publik në vijim janë masat dhe aktivitetet e lidhura me punën e Departamentit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB", konfirmuan nga MPB.

Sipas informatave ende jozyrtare, siç publikuan një pjesë e mediave, bëhet fjalë për hetim të lidhur me dyshimet për keqpërdorim të tenderëve për servisim të automjeteve zyrtare. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан