Uashington Post: Pentagoni po përgatit 1.500 ushtar për vendosje të mundshme në Minesota
- Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së ka urdhëruar rreth 1.500 anëtarë aktivë të forcave të armatosura që të përgatiten për një vendosje të mundshme në shtetin Minesota, publikoi gazeta "Uashington Post", duke iu referuar përfaqësuesve nga mbrojtja.
Uashington, 18 janar 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së ka urdhëruar rreth 1.500 anëtarë aktivë të forcave të armatosura që të përgatiten për një vendosje të mundshme në shtetin Minesota, publikoi gazeta "Uashington Post", duke iu referuar përfaqësuesve nga mbrojtja.
Ushtria ka vënë njësitë në gatishmëri në rast se dhuna në shtetin federal përshkallëzohet, publikoi gazeta.
Ky veprim vjen pasi presidenti amerikan Donald Tramp, u kërcënua se do të aktivizojë Ligjin për kryengritje nëse zyrtarët shtetërorë nuk i ndalojnë protestuesit të sulmojnë agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganës (ICE).
"Nëse politikanët e korruptuar në Minesota nuk e respektojnë ligjin dhe nuk i ndalojnë agjitatorët dhe protestuesit profesionistë të sulmojnë patriotët e ICE-së që thjesht po përpiqen të bëjnë punën e tyre, do ta aktivizojë LIGJIN PËR KRYENGRITJE", shkroi Trampi në rrjetet sociale të enjten.
As Pentagoni dhe as Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së gazetës për koment. ls/