• петок, 05 декември 2025

U prezantuan dëshmi nga masa të posaçme hetuese (PH) në gjykimin për rastin "Geriatria"

U prezantuan dëshmi nga masa të posaçme hetuese (PH) në gjykimin për rastin

Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Me paraqitjen e dëshmi materiale nga Prokuroria sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për rastin "Geriatria" për marrje të ryshfetit, kundër drejtorit të ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, Muhsin Arifi dhe Blerim Amiti për marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm.

Në sallën e gjykatës u prezantuan dëshmi - foto dhe video materiale të siguruara me zbatimin e masave të posaçme hetuese, si raporte nga takime mes të akuzuarit Blerim Amiti dhe dëshmitarit në disa lokacione në Shkup, si dhe nga takime më vonë në ditën e njejtë në prill të këtij viti mes të akuzuarit të parë Muhsin Arifi dhe Blerik Amitit. Në sallë u prezantuan edhe fotografi dhe video materiale nga takimi i 4 prillit të këtij viti mes dy të akuzuarve dhe dëshmitarit, si dhe nga takime në ditën kritike më 8 prill të këtij viti kur është bërë dorëzimi i mjeteve.

Në seancën e sotme u dëgjua edhe dëshmitari, i propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve, i cili tha se e din për rastin, sepse një ish-koleg prej më parë, derisa ka punuar në INP Idrizovë, e ka pyetur nëse e njeh Muhsin Arifin, sepse, siç i ka thënë, ka një kushëri me një grua shumë të sëmurë që të shkojnë tek ai për të pyetur se cila ëstë procedura që ajo të pranohet në Geriatri.

Dëshmitari tha se, i ka thënë se personalisht nuk e njeh, ndërkaq meqë e ka njohur, se do t'i paraqitet përmes mesinxherit për ta pyetur nëse dëshiron t'i pranojë. Kolegu më vonë i ka thënë se drejtori i ka pranuar dhe kanë pasur një bisedë shumë të mirë. Dëshmitari, siç tha, më pas nuk ka paur kurfarë kontakti.

Dëshmitari, duke u përgjigjur në pyetje, theksoi se as nul është parë, as nuk ka folur me asnjë person apo ka lërkuar para për të dakorduar takim me drejtorin.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Iskra haxhi Vasileva.

Gjykimi vazhdon më 24 nëntor, me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

Paraprakisht, të akuzuarit u deklaruan se nuk ndjejnë faj për veprat për të cilat ngarkohen.

Sipas aktakuzës, Arifi kërkoi dobi pronësore prej 20.000 euro për të mundësuar pranim spitalor të pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili paraprakisht e ka njohur dëshmitarin, është ofruar të ndërmjetësojë dhe ta pranojë shumën monetare, me ç'rast është kapur në vendin e ngjarjes nga ana e policisë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан